Informacione më të detajuara në lidhje me rastin

Kthehu
Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë

Emri: Ermal

Mbiemri: Gryka

Data Ngjarjes: 07/06/2021

Kategoria: Droga

Sipas Nenit: Neni 284 - Kultivim i bimeve narkotike;

Detaje të çështjes: Shtetasi Ermal Gryka, student ne akademine e Sigurise u arrestua bashke me prinderit e tij pasi ne banesen e tyre u gjeten disa rrenje kanabisi. Konkretisht ne dosje thuhet se: Me datë 06.06.2021, nga ana e drejtuesve të   Komisariatit nr. 5 Tiranë, është përpiluar një urdhër shërbimi për "Kontrolin e territorit, zbulimin, dokumentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kunuraligjshme", në zbatim të Planit të Veprimit të Drejtorisë se Përgjithshme të Policisë së Shtetit me nr. 142, datë 05.02.2021 "Për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike për vitin 2021" konkretisht në fshatin Dritas, lagja Parrocë, pranë tokave të fısit Gryka. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë zonë janë konstatuar bimë narkotike të dyshuara canabis Sativa të mbjella, pranë banesës së të pandeurit Muharrem Gryka. Më pas nga ana e policisë është hyrë në ambjentet e jashtme të banesës dhe janë venë re se nga ana veriore e banesës, rreth 25 metra largësi, në një tokë bujqësore (brenda rrethimit që korrespondon me tokën e shtetasit Muharrem Gryka) ishin të mbjella dy ngastra toke me bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa. Nga kqyrja rezultoi se njëra ngastër toke ka sipërfaqe 3 x 4 m ku janë të mbjella me rreshta bimë narkotike gjithsej 48 rrënjë. Ngjitur me këtë parcelë është një ngastër tjetër toke e cila ka përmasa 4 x 15 m në të cilën janë të mbjella me rreshta gjithsej 66 rrënjë bimë narkotike. Gjithsej në të dy parcelat kishte të, mbjella 114 rrënjë bimë narkotike të dyshuara si kanabis sativa. Të dyja ngastrat e tokës që ishin të mbjella me lëndë narkotike ishin të rrethuara më lëndë drusore në formë sere e mbuluar me material plastik, plasmas. Në afërsi të bimëve vërehen bidona me ujë, pleh organik, tuba plastik që shërbejnë.

Rasti ka kaluar ne prokurori ku janë ruajtur të dhënat si më poshtë

Vendimi i prokurorisë: Pushim

Data e Vendimit te Prokurorise: 17/12/2021

Masa e Sigurise e propozuar nga Prokurori: paraqitje në polic.gjyq;

Historia: Ermal Gryka nuk pranoi gjate hetimeve te kishte dijeni, apo te kishte bashkepunuar per kultivimin e lendes narkotike. Ai deklaroi para hetuesve se jetonte nr banese tjeter, me te fejuaren, ne zonen e Kamzes dhe nuk e dinte. Ky variant duket se eshte gjetur i provuar edhe nga Prokuroria e cila kerkoi ne gjykate pushimin e hetimeve per rastin. Prokuroria argumentoi para gjykates se: Për personin në hetim Ermal Gryka prokurori ka konkluduar se nuk ka të dhëna dhe prova përtej dyshimit se ai është autor i veprës penale të parashikuar nga nen 284/2 i K.Penal. Nuk u provua se personi në hetim Ermal Gryka të ketë mbjellë bimë narkotike si dhe as që të ishte në dijeni për këtë fakt. Në momentin që policia ka konstatuar lëndën narkotike të mbjellë personi në hetim Ermal Gryka nuk ka qenë në shtëpi, pasi sipas deklarimeve të familjarëve ai banonte tek e fejuara e tij në Kamëz. Gjithashtu ai ka shkuar me kostum sportiv tek vendi ku është gjetur lënda narkotike pasi ështe arbitër futbolli. Edhe nga deklarimet e dëshmitarëve dhe vetë dy të pandehurve të tjerë që janë prindërit e Ermalit nuk rezuloton që ai të ketë patur dijeni për lëndën narkotike. Gjithashtu edhe gjatë kqyrjes se telefonit të personti në hetim Ermal Gryka dhe të personave të tjerë në hetim nuk rezulton asnjë e dhënë qe të implikonte atë në kryerjen e veprë penale. Edhe nga marrja e të dhënave dhe tabulatave telefonike të numrave celularë nuk rezultoi asnjë e dhënë që të implikonte personin nën hetim Ermal Gryka në kryerjen e veprës penale.

Rasti ka kaluar te gjyqtari paraprak me këtë vendim:

Vendimi i gjyqtarit paraprak: pushim i ceshtjes

Data e Vendimit te gjyqtarit paraprak: 04/02/2022

Neni mbi të cilin eshte mbështetur vendimi:

Rasti ka kaluar në gjykatën e shkallës së parë:

Masa e Sigurise nga Gjykata e Shkalles se Pare: paraqitje në polic.gjyq;

Data e masës së Gjykates së Shkalles së Pare: 09/06/2021

Vendimi i themelit i gjykatës së Shkalles së Parë:

Data e vendimit së Gjykates së Shkalles së Pare

Neni:

Nuk ka informacion mbi gjykatën e apelit.
Nuk ka informacion mbi gjykatën e lartë.