Informacione më të detajuara në lidhje me rastin

Kthehu
Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë

Emri: Ahmet

Mbiemri: Gryka

Data Ngjarjes: 07/06/2021

Kategoria: Droga

Sipas Nenit: Neni 284 - Kultivim i bimeve narkotike;

Detaje të çështjes: Policia arrestoi shtetasin Ahmet Gryka 68 vjec, pasi në vendin e quajtur Dritas, lagjja "Parroce", në sipërfaqet e tokes në pronësi të tij, u konstatuan bimë të dyshuara narkotike kanabis. Konkretisht, me datë 06.06.2021, nga ana e drejtuesve të Komisariatit nr. 5 Kamëz, është përpiluar një urdhër shërbimi "Kontrolin e territorit, zbulimin, dokumentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundraligjshme", në zbatim të Planit të Veprimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit me nr. 142, datë 05.02.2021 "Për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike për vitin 2021", konkretisht në fshatin Dritas, lagjë Parroce pranë tokave të fisit Gryka. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë zonë janë konstatuar të mbjella bimë narkotike të dyshuara kanabis Sativa në tokën e shtetasit Ahmet Gryka afër baneses së tij. Më pas nga ana e policisë është hyrë në ambjentet e jashtme të banesës dhe janë vënë re se pas banesës së shtetasit Ahmet Gryka është një parcelë toke me përmasa 10 x 15 e përshtatur në formën e një sere ku në të janë gjetur të mbjella 60 rrënjë lëndë narkotike të dyshuara si kanabis sativa të cilat ishin me gjatësi 80 €“ 130 cm.

Rasti ka kaluar ne prokurori ku janë ruajtur të dhënat si më poshtë

Vendimi i prokurorisë: Kërkesë për gjykim

Data e Vendimit te Prokurorise: 10/12/2021

Masa e Sigurise e propozuar nga Prokurori: arresti ne shtepi;

Historia: Vetë i pandehuri Ahmet Gryka i pyetur si përson nën hetim ka deklaruar se bimët narkotike të gjetura në parcelën afër banesës së tij jane mbjellur nga ana e tij. Ai shpjegon se: Në datën 06.06.2021 në mëngjes në banesën time kanë ardhur disa punonjës policie dhe më kanë kërkuar mua pasi dhe ata e dinin që unë isha i zoti i banesës, banesë në të cilën une jetoj vetem me bashkëshorten time. Dola tek dera dhe më pyeten për shtëpinë nëse është e imja dhe për tokën pas shtëpisë time se e kujt ishte dhe unë ju përgjigja se është e imja. Më pas më pyetën a ke dijeni për disa bimë të mbjellura pas shtëpisë time dhe unë ju pergjigja, po e di janë disa bimë narkotike por janë mjeksore, pasi unë vuaj nga një sëmundje e rëndë e këmbëve dhe fryrje damarëve nga të cilët rrezikoj trompozë pra është shume rrezikshme për jetën, dhe kisha dëgjuar si për shumë sëmundje të tjera si kanceri e lloje te ndryshme biles unë i kam dëgjuar në televizor që bimet narkotike mjekësore janë të rekomanduara dhe nga mjeku dhe vendosa ti mbjedh ca të mes bimeve të tjera që kisha prodhime kopshtajesh që mbjedh cdo vit pas shtëpisë time dhe biles mos ti tregoja askujt pasi nuk doja ta dinin se unë i kisha vetëm për veten time. Përsa i përket tokes ajo eshtë e gjitha imja dhe shtëpia gjithashtu është imja dhe jetoj e vetme me bashkëshorten. Ajo është pas shtëpisë time rreth 20 metra dhe është ne nje pozicion si gropë dhe nuk duke duket fare nga banesa në asnjë lloj pozicioni por vetëm po të afrohesh aty. Nuk e dija, që kjo bimë quhej, "cananbis sativa". Unë e dija që, hashashi eshte mjekësor. Aty e mora vesh që cananbis sativa dhe hashashi janë e njëjta gjë. Deklaroj se këto bime i kam mbjellë unë për nevoja të mijat shëndetësore. Unë jetoj vetëm me bashkëshorten time ne shtëpine time dhe djali im është i martuar dhe jeton në shtëpine tij së bashku me bashkëshorten e tij dhe fëmijet e tij dhe ai së bashku me djalin e tij me nipin tim del cdo mëngjes që të punojë te dy për të mbajtuar familjen. Ai u gjykua me procedure te shkurtuar duke bere qe te fitoje ulje te denimit. Ai u gjet fajtor nga gjykata pernkultivim te bimeve narkotike dhe u denua fillimisjt me 3 vite burg dhe me pas per shkak te gjykimit te shkurtuar, denimi shkoi ne 2 vite. Gjykata vendosi te pezulloi denimin ndaj tij me 4 vjet sherbim prove.

Rasti ka kaluar te gjyqtari paraprak me këtë vendim:

Vendimi i gjyqtarit paraprak: dërgim i çështjes në gjyq

Data e Vendimit te gjyqtarit paraprak: 18/01/2022

Neni mbi të cilin eshte mbështetur vendimi: Neni 284 - Kultivim i bimeve narkotike;

Rasti ka kaluar në gjykatën e shkallës së parë:

Masa e Sigurise nga Gjykata e Shkalles se Pare: arresti në shtëpi;

Data e masës së Gjykates së Shkalles së Pare: 09/06/2021

Vendimi i themelit i gjykatës së Shkalles së Parë: fajtor

Data e vendimit së Gjykates së Shkalles së Pare fajtor

Neni: Neni 284 - Kultivim i bimeve narkotike;

Nuk ka informacion mbi gjykatën e apelit.
Nuk ka informacion mbi gjykatën e lartë.