Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë
Emri: Ronaldo
Mbiemri: Shkira
Data Ngjarjes: 20/05/2021
Kategoria: Droga
Sipas Nenit: Neni 283/1 - Prodhimi dhe shitja e narkotikeve ne formen e saj origjinale
Detaje të çështjes: Shtetasi Ronaldo Shkira u arrestua nga Policia ne momentin qe ishte duke levizur me taksi. Efektivet e policise duke patrulluar ne rrugen "Selman Peza" ne Tirane kane vene re se ne drejtim te vendit te quajtur " Brryli ", po levizte nje taksi. Me dyshime per levizjen e saj kane ndaluar mjetin me drejtues A.Z. dhe kane ushtruar kontroll rutine tek pasagjeri ne mjet, qe ishte shtetasi Ronaldo Shkira. Gjate kryerjes se kontrollit fizik, shtetasit Ronaldo Shkira, i eshte gjetur ne xhepin e pantallonave qe kishte veshur nje qese farmaceutike, brenda se ciles, kishte material pluhur te ngjashem me ate te lendes narkotike, te llojit kokaine, sasi e cila pas peshimit rezultoi se ishte 3,6 gram. Eshte bere shoqerimi i personave ne fjale ne polici, ku shtetasi Ronaldo Shkira ka pranuar se eshte prej shume vitesh perdorues i lendeve narkotike. Ai, eshte arrestuar ne kushtet e flagrances. referoi ne gjendje te lire sipas nenit 283 /1 shtetasit D.D. dhe E.F..
Ne dosje thuhet se në datë 18.05.2021, rreth orës 00.30, patrulla së policisë, e përbërë nga punonjësit e policisë Mateo Arapi dhe Fridon Pemaj, pjesë e strukturës së Komisariatit të Policisë nr. 4 Tiranë, ndërsa kanë qenë duke patrulluar në rrugën “Selman Peza“, kanë vënë re se po lëvizte një mjet taksi me targë AF089T. Me dyshime për lëvizjen e saj në këtë orë të vonë, kanë ndaluar mjetin, që ka rezultuar se kishte drejtues Altin Zelia dhe kanë ushtruar një kontroll rutinë tek pasagjeri që udhëtonte me këtë mjet, që është identifikuar me emrin e të pandehurit Ronaldo Shkira. Gjatë kryerjes së kontrollit fizik, shtetasit Ronaldo Shkira, i është gjetur në xhepin e pantallonave, një qese farmaceutike, brënda së cilës, kishte material pluhur i ngjashëm, me atë të lëndës narkotike, të llojit kokainë, sasi e cila pas peshimit, në cilësinë e provës materiale rezultoi se ishte 3,6 gram. Duke qenë se, mbajtja e së dyshuar si narkotike, për shkak të sasisë është konsideruar i kundraligjshëm, është bërë shoqërimi i personave në fjalë në organin e policisë. I pandehuri Ronaldo Shkira, është arrestuar në kushtet e flagrancës dhe ka deklaruar se, prej vitesh është përdorues i lëndëve narkotike.
Të dhënat e aktit të ekspertimit kimik të lëndës nr. 6293 të datës 26.06.2021, tregojnë se, pesha pa ambalazh e pluhurave të sekuestruar shtetasit Ronaldo Shkira, është në total 3,429 gramë dhe analiza me GC/MS për materialin objekt ekspertimi, tregoi për praninë e kokainës. Kjo lëndë, është pjesë e listës ku janë klasifikuar barnat narkotikë dhe lëndës psikotrope, sipas ligjit Nr 7975 të datës 26.07.1995, “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope“, përdorimi abuziv i të cilave dëmton shëndetin dhe krijon varësi të përdoruesit nga këto lëndë.
Të dhënat e aktit të ekspertimi toksilkologjiko – ligjor Nr 1181 i datës 27.05.2021 i shtetasit Ronaldo Shkira, tregojnë se, në mostrën e urinës së shtetasit në fjalë u zbulua prania e produkteve të metabolizmit të Cocainës në organizmin e njeriut.
Ndërsa të dhënat e aktit të ekspertimi mjeko – ligjor Nr 1768 i datës 27.07.2021 sqarojnë se ndarja e lëndës narkotike në doza, nuk është objekt i eksertimit mjeko ligjor. Sasia 3,429 gr e llojit kokainë, në ngarkim të shtetasit Ronaldo Shkira, nuk është dozë që të përfshihet brënda toleracës së përdorimit vetiak dhe të njëkohshëm, por përbën një dozë të dëmshme për shëndetin. I pyetur për faktet e mësipërme, i pandehuri Ronaldo Shkira, i pranon ata dhe akuzën e ngritur ndaj tij.