Informacione më të detajuara në lidhje me rastin

Kthehu
Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë

Emri: Mustafa

Mbiemri: Idrizi

Data Ngjarjes: 02/06/2021

Kategoria: Droga

Sipas Nenit: Neni 283/1 - Prodhimi dhe shitja e narkotikeve ne formen e saj origjinale

Detaje të çështjes: Policia arrestoi shtetasin Mustafa Idrizi, 19 vjeç pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga policia , iu gjet dhe iu sekuestrua sasi me lëndë të dyshuar kanabis. Ai u konstatua bashke me nje tjeter person nga forcat e policise "Shqiponja" ne Spitalin Ushtarak ku ishin duke kryer levizje te pakontrolluara. Ata jane ndaluar per verifikim nga ana e policise dhe gjate kontrollit fizik, Mustafa Idrizi iu gjet nje qese e verdhe me material bimor i ngjashem me kanabisin. Nga peshimi rezultoi se ishte ne peshen e 5.8 grame. Më datë 01.06.2021, rreth orës 19:20, punonjësit e policisë së Sektorit të forcës së posaçme "Shqiponja", duke patrulluar në ambientet e Spitalit Ushtarak kanë parë dy persona, të cilët quheshin Mustafa Idrizi dhe Denis Gjana. Në momentin që janë afruar punonjësit e policisë këta dy shtetas kanë filluar të bëjnë lëvizje të dyshimta. Gjatë kontrollit të shtetasit Mustafa Idrizi në xhepin e bluzës i është gjendur një qese e verdhë brënda së cilës kishte material bimor me aromë dhe karakteristika si ajo e lëndës narkotike Cannabis Sattiva. Për këtë arsye është bërë shoqërimi i të dy personave në ambientet e policisë. Pasi u bë sekuestrimi i lëndës së dyshuar si narkotike të llojit Cannabis Sattiva u bë peshimi i saj dhe rezultoi me peshë të përgjithshme me amballazh 6.8 (gjashtë pikë tetë) gram, e cila pas peshimit u fut në qesen e provave me Nr.UNIK.A20002429,

Rasti ka kaluar ne prokurori ku janë ruajtur të dhënat si më poshtë

Vendimi i prokurorisë: Kërkesë për gjykim

Data e Vendimit te Prokurorise: 06/08/2021

Masa e Sigurise e propozuar nga Prokurori: arresti në burg;

Historia: Gjykata e shkalles se pare vendosi arrest me burg 30 dite .Perballe hetuesve i riu 19-vjecar, tha se prej dy vitesh eshte perdorues i lendes narkotike dhe se lenden e gjetur e kishte per perdorim vetjak, duke mohuar se ishte i perfshire ne prodhim dhe shitje te narkotikeve. atij ju gjet ne afersi te Spitalit Ushtarak canabis sativa qe nga peshimi rezultoi te ishte 6.8 grame. se bashku me te ishte edhe nje i ri tjeter, nderkohe qe nga akt ekspertimi i dates 10 qershor 2021 rezultoi se Idrizi nuk eshte perdorues i lendes narkotike . masa e kerkuar nga prokuroria e shkalles se pare vlereson gjykata e apelit, eshte me e papershtatshmja. Gjykata e TirNes e denoi Mustafa Idrizin me 5 vite burg, qe per shkak te gjykimit te shkurtuar i shkoi ne 3 vite e 4 muaj burg.

Rasti ka kaluar te gjyqtari paraprak me këtë vendim:

Vendimi i gjyqtarit paraprak: dërgim i çështjes në gjyq

Data e Vendimit te gjyqtarit paraprak: 06/08/2021

Neni mbi të cilin eshte mbështetur vendimi: Neni 283/1 - Prodhimi dhe shitja e narkotikeve ne formen e saj origjinale;

Rasti ka kaluar në gjykatën e shkallës së parë:

Masa e Sigurise nga Gjykata e Shkalles se Pare: arresti në burg;

Data e masës së Gjykates së Shkalles së Pare: 04/06/2021

Vendimi i themelit i gjykatës së Shkalles së Parë: fajtor

Data e vendimit së Gjykates së Shkalles së Pare fajtor

Neni: Neni 283/1 - Prodhimi dhe shitja e narkotikeve ne formen e saj origjinale;

Rasti ka kaluar në gjykatën e apelit:

Masa e Sigurise nga gjykata e apelit: arresti në burg;

Data e masës së gjykates së apelit: 21/07/2021

Vendimi i gjykatës së apelit:

Data e vendimit së gjykates së apelit 00/00/0000

Neni:

Nuk ka informacion mbi gjykatën e lartë.