Informacione më të detajuara në lidhje me rastin

Kthehu
Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë

Emri: Mario

Mbiemri: Gjona

Data Ngjarjes: 22/11/2020

Kategoria: Droga

Sipas Nenit: Neni 283 - Prodhim dhe shitje narkotikesh

Detaje të çështjes: Policia arrestoi shtetasin Elvis Muca , pasi ne biznesin e tij bar-bilardo eshte gjetur nje sasi prej 37 grame kokaine. Bashke me te u vu ne pranga dhe Mario Gjonaj dhe u procedua ne gjendje te lire F. C. Rreth orës 16:00, punonjësit e policisë të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se midis rrugës "Tish Daia" dhe "Medar Shtylla", në bar-bilardo dhe play station shitet lëndë narkotike. Është organizuar shërbim dhe kanë konstatuar një shtetas rreth 20 vjeç ku më pas u identifikua F. C. që u afrua tek bar bilardo dhe pas tij u afruan dy persona të tjerë ku njëri ishte me xhup të zi, ku më pas u identifikua me emrin Mario Gjona i cili u fut në bar bilardo play station dhe për pak momente doli dhe u takua me shtetasin F. C. ku shkëmbyen duart më pas u larguan, duke pasur dyshime se shkëmbyen lëndë narkotike, është ndjekur shtetasi F. C., ku gjate kontrollit i është gjetur një qese plastike ku brenda ka material bimore dyshuar si lëndë narkotike e llojit cannabis sattiva, ndërsa shtetasi Mario Gjana është futur në bar bilardo. Menjëherë punonjësit e policisë kanë kryer kontroll në ambjentet e lokalit ku kanë konstauar shtetasin Mario Gjona. Gjithashtu, në këtë ambjent ndodhej shtetasi Elvis Muça pronar i lokalit bar bilardo play station, nga kontrolli i ushtruar në sergjenin e ngjitur në murin e këtij lokali është gjetur një kuti plastike me kapak me formë rrumbullake ku brenda saj ka material pluhur ngjyrë të bardhë të dyshuar kokainë, në raftin e banakut është gjetur një çelës me mbishkrim CANAS si dhe një aparat celular me touch ngjyrë e zezë i markës Nokia në gjendje të fikur, mbi banakun e lokalit është gjetur një valixhe metalike ngjyrë gri ku brenda ka fisha (cipsa) si ato të lojrave Texas. Gjithashtu, përball banakut ndodhen dy dhoma të ndara njëra pas tjetrës, ku në to konstatohen nga një tavolinë të rrumbullaket me karrike përreth tyre pa njerëz në këtë ambjent. Me çelsin e gjendur në banak është hapur automjeti tip Renault ngjyrë jeshile pa targa me numër shasie "VF1C061CK3.7737955" i cili ishte i parkuar në trotuar në një distancë rreth 12 metra larg nga lokali, pasi hapet dera e automjetit, pjesa e mbrapme e automjetit, tek pjesa e këmbeve u konstatuan dy qese plastike ku brenda tyre gjenden disa qese të tjera plastike me ngjyrë si në portokalli me figurën e kafkave në njërin skaj me shirit kaps. Për dokumentimin e faktit është bërë peshimi provës materiale. Peshimi u krye me peshore elektronike të markes ADAM. Pasi u bë sekuestrimi i sasisë me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, u bë peshimi i saj dhe rezultoi me peshë të përgjithshme me amballazh 36.8(tridhjet e gjashtë pikë tetë) gram, u be sekuestrimi i dy qeseve plastike ku brenda tyre ka disa qese plastike me ngjyre portokalli me figurën e kafkave të cilat u futën në qesen e provave me Nr.UNIK. A20004465. Pasi u bë sekuestrimi i sasisë me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sattiva që i përket shtetasit Fabio Cani, u bë peshimi i saj dhe rezultoi me peshë të përgjithshme me amballazh 1.2 (nje pike dy) gram, të cilat pas peshimit u futën në qesen e provave me Nr.UNIK. A20004467. Këto fakte provohen me procesverbalin "I kapjes në flagranc" të shtetasit Fabio Cani më datë 21.11.2020; me raportin e shërbimit; me procesverbalet "Për sekuestrimin e sendeve" mbajtur më datë 22.11.2020; me procesverbalin "Për sekuestrimin e provës materiale shtetasit Marjo Gjona" më datë 22.11.2020; me procesverbalet "I peshimit të provave materiale (lënde)" mbajtur më datë 22.11.2020 dhe me procesverbalin "I këqyrjes së vendit të ngjarjes" mbajtur më datë 21.11.2020.

Nuk ka informacion mbi vendimin e prokurorisë.
Nuk ka informacion mbi vendimin e gjyqtari paraprak.
Rasti ka kaluar në gjykatën e shkallës së parë:

Masa e Sigurise nga Gjykata e Shkalles se Pare: arresti në burg;

Data e masës së Gjykates së Shkalles së Pare: 23/11/2020

Vendimi i themelit i gjykatës së Shkalles së Parë:

Data e vendimit së Gjykates së Shkalles së Pare

Neni:

Rasti ka kaluar në gjykatën e apelit:

Masa e Sigurise nga gjykata e apelit: arresti në burg;

Data e masës së gjykates së apelit: 12/02/2021

Vendimi i gjykatës së apelit:

Data e vendimit së gjykates së apelit 00/00/0000

Neni:

Nuk ka informacion mbi gjykatën e lartë.