Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë
Emri: Rruzhdi
Mbiemri: Morinaj
Data Ngjarjes: 29/05/2021
Kategoria: Droga
Sipas Nenit: Neni 283/1 - Prodhimi dhe shitja e narkotikeve ne formen e saj origjinale
Detaje të çështjes: Policia arrestoi shtetasin Rruzhdi Morinaj, 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit në mjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte dhe në banesën e tij, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lëndë narkotike kokainë dhe një peshore elektronike që përdorej për peshimin dhe ndarjen e lëndës narkotike në doza. U referua per nenin 283/1 dhe 291 (drejtim mjeti ne menyre te parregullte). Nga aktet e administruara rezulton se, në datën 28.05.2021 rreth orës 00:05 në rrugën Tirane-Elbasan pranë vendit të quajtur “Liqeni i Thatë”, punonjësit e policisë së Sektorit të Forcës së Posaçme Shqiponja kanë ndaluar dhe kanë ushtruar kontroll ndaj mjetit me targë AA 646YR. Në mjet ndodhej drejtues i mjetit i pandehuri Ruzhdi Morinaj, i cili në momentin që ka kontaktuar pononjësit e policisë ka pasur sjellje të dyshimta. I është bërë kontrolli i mjetit dhe në të, poshtë sediljes është gjetur një qese e tejdukshme me pluhur të bardhë e dyshuar si lëndë narkotike kokainë. Nga punonjësit e policisë gjyqësore është bërë kontroll në banesën e shtetasit. Në dhomën e gjumit, në sirtarin e parë të komedinës, është gjetur një peshore elektronike.
Lënda pluhur e dyshuar lëndë narkotike është sekuestruar me cilësinë e provës materiale. Nga peshimi i saj, fakt i pasqyruar në procesverbalin e peshimit lëndës datë 28.05.2021, rezulton se lenda e sekuestruar kishte një peshë të përgjithshme 0.4 gram se bashku me amballazh. Pas peshimit, lënda e sekuestruar është futur ne qesen e provave me nr. Unik B20002370.
Personit nen hetim i është marrë për ekspertim toksikologjik, “mostër urine”, e futur në qesen e provës me nr. unik B 20002368.
Në deklarimin e tij personi nën hetim deklaron se prej 2 muajsh është përdorues i lëndës narkotike. Lënda narkotike që i është gjetur e kishte blerë te një shtetas ne Laprakë të cilin mund t’a identifikoj nëse e shikon. Përsa i takon peshores së gjetur në banesë, shtetasi sqaron se e ka blerë për një shumë 500 leke te tregu cam, për të mbajtur nën kontroll sasinë e lëndës narkotike që konsumon.
Nga akti ekspertimit toksikologjik nr. 1268 datë 10.06.2021 rezulton se : Në mostren e urinës marrë shtetasit Ruzhdi Morina, futur në kontenier dhe mbyllur në qesen e provave me nr. B20002368, u zbulua prania e produkteve të metabolizmit të cocainës (benzoilkgonine) në organizmin e njeriut. Gjate hetimit u kryen edhe veprime hetimore lidhur me lëndën narkotike, për të sqaruar nëse lënda narkotike ishte për përdorim vetjak.