Informacione më të detajuara në lidhje me rastin

Kthehu
Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë

Emri: Abdulla

Mbiemri: Gega

Data Ngjarjes: 28/05/2021

Kategoria: Droga

Sipas Nenit: Neni 283 - Prodhim dhe shitje narkotikesh

Detaje të çështjes: Policia arrestoi shtetasin Abdulla Gega , 37 vjec, pasi në zonën "e Astirit", gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së tij iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kokainë, një peshore elektronike, një shumë parash si dhe dy aparate celular. Sipas dosjes hetimore, nga ana e seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë janë siguruar informacione në rrugë operative se shtetasi Abdulla Gega merret me shitjen e lëndëve narkotike kokainë, në zonën e Unazës së Re dhe në zonën e Yzberishtit duke përdorur automjetin tip Seat me targë AA 753 ST. Në datë 26.05.2021, rreth orës 21:45, në rrugën "Pjetër Arbnori" është konstatuar automjeti Seat me targë AA 753 ST, me drejtues shtetasin Abdulla Gega, ku më pas ka ndaluar. Në këtë moment, oficerët e policisë gjyqësore kanë ndërhyrë duke neutralizuar shtetasin Abdulla Gega, i cili ka hedhur në tokë një paketim si atë të çokollatës kinder me ngjyrë të verdhë e mbështjellë me një izolant me ngjyrë të zezë, ku brenda saj ndodhej një qese plastike në formë pike e mbyllur në majë me djegie ku brenda saj kishte material pluhur ngjyrë të bardhë të dyshuar lendë narkotike kokainë, Pranë automjetit me targë AA 753 ST, në anën e pasagjerit ndodhej në këmbë shtetasi Silverio Zeqiraj. Oficerët e policisë gjyqësore kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Abdulla Gega, ku në dollapin e ushqimeve është konstatuar një qese me oriz ku në të ndodheshin dy qese plastike, të mbyllura në majë me djegie ku brenda tyre kishte material pluhur të bardhë të dyshuar lendë narkotike kokainë si dhe pranë tyre është gjetur një peshore elektronike ngjyrë gri me mbishkrimin Constant, e fikur ku dyshohet se ka mbetje të lëndës narkotike kokainë. Pasi u bë sekuestrimi i lëndës së dyshuar narkotike të llojit kokainë, gjendur shtetasit Abdulla Gega, u bë peshimi saj dhe rezultoi me peshë të përgjithshme 1.0 gram. U bë sekuestrimi i lendës bimore të dyshuar narkotike gjendur në banesën e shtetasit Abdulla Gega, u bë peshimi i saj dhe rezultoi me peshë të përgjithshme me ambalazh 32.8 gram.

Rasti ka kaluar ne prokurori ku janë ruajtur të dhënat si më poshtë

Vendimi i prokurorisë: Kërkesë për gjykim

Data e Vendimit te Prokurorise: 14/07/2021

Masa e Sigurise e propozuar nga Prokurori: arresti në burg;

Historia: Abdulla Gega rezulton te jete ushtatak ne detyre, ndersa perballe hetuesve, nuk ka pranuar te jap shpjegime ne fazen paraprake. Gjykata e Shkalles se pare la ne masen e sigurise "Arrest ne burg" duke argumentuar se rrezikshmëria shoqërore e personit nën hetim, për aq sa provohet në këtë fazë të hetimit, është e tillë që bën të papërshtatshme vendosjen e masave të tjera shtrënguese ndaj tij, përveç arrestit në burg, Gjykta vleresoi gjithashtu edhe rrezikshmerine dhe rrethanat e vepres penale. Edhe Gjykata e Apelit nuk mori parasysh kerkesen e Abdulla Geges se ishte i vetmi krahe pune ne shtepi, e duhet te kujdesej per prinderit, duke e lene ne burg. ne apel ai pretendoi se lenda e gjetur personit nen hetim ishte per perdorim vetjak dhe se eshte ushtarak.

Rasti ka kaluar te gjyqtari paraprak me këtë vendim:

Vendimi i gjyqtarit paraprak: dërgim i çështjes në gjyq

Data e Vendimit te gjyqtarit paraprak: 00/00/0000

Neni mbi të cilin eshte mbështetur vendimi:

Rasti ka kaluar në gjykatën e shkallës së parë:

Masa e Sigurise nga Gjykata e Shkalles se Pare: arresti në burg;

Data e masës së Gjykates së Shkalles së Pare: 29/05/2021

Vendimi i themelit i gjykatës së Shkalles së Parë:

Data e vendimit së Gjykates së Shkalles së Pare

Neni:

Rasti ka kaluar në gjykatën e apelit:

Masa e Sigurise nga gjykata e apelit: arresti në burg;

Data e masës së gjykates së apelit: 12/07/2021

Vendimi i gjykatës së apelit:

Data e vendimit së gjykates së apelit 00/00/0000

Neni:

Nuk ka informacion mbi gjykatën e lartë.