Rasti ka kaluar ne prokurori ku janë ruajtur të dhënat si më poshtë
Vendimi i prokurorisë: Kërkesë për gjykim
Data e Vendimit te Prokurorise: 19/01/2022
Masa e Sigurise e propozuar nga Prokurori: arresti në burg;
Historia: I dyshuari kembengul se lenda ishte nen kufirin minimal. Personi nen hetim eshte perdorues i lendeve narkotike , eshte kryefamiljar dhe ka femije te mitur- deklaroi avokati i tij mbrojtes. Prokuroria kembenguli arrest me burg edhe ne apel me mbasi sipas perfaqesuesit te akuzes i dyshuari Gjakova nuk eshte thjesht konsumator , por shperndares, mbasi ne banesen e tij eshte gjetur peshore e lendes narkotike.
Gjykata e Tiranes vendosi deklarimin fajtor të të pandehurit Elis Gjakova (i biri i Bujar dhe Luljeta, i datëlindjes 23.03.1984) për kryerjen e veprës penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283 pg.1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
Në zbatim të nenit 406 të K.pr.penale ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri Elis Gjakova dënohet me 3 (tre) vjet e 4 muaj burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin Elis Gjakova fillon nga dita e ndalimit datë 23.05.2021 dhe të vuhet në një nga burgjet e sigurisë së zakonshme.