Informacione më të detajuara në lidhje me rastin

Kthehu
Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë

Emri: Ilir

Mbiemri: Doraci

Data Ngjarjes: 20/11/2020

Kategoria: Droga

Sipas Nenit: Neni 283/1 - Prodhimi dhe shitja e narkotikeve ne formen e saj origjinale;Neni 285/a - Përshtatja e lokalit për përdorim droge;

Detaje të çështjes: Policia arrestoi ne flagrance shtetasit: Ortenc Nazja, Ilir Doraci, pasi ne nje lokal u gjet sasi kokaine. Pronari i lokalit Ilir Doraci dhe kamarieri Ortenc Nezja u kapen ne flagrance me 388 grame kanabis dhe kokaine. Seksioni i luftës kundër lëndëve narkotike në Drejtorinë Vendore të Policisë së Shtetit mori informacion se në lokalin "West" në rrugën "Haxhi Kika" mbaheshin, tregtoheshin dhe konsumoheshin lëndë narkotike. Rreth orës 22.30 Policia Gjyqësore kreu ndërhyrje në këtë lokal. Afër derës kryesore u bllokua administratori i lokalit Ilir Doraci i cili tentoi të futej me vrap në lokal por është bllokuar menjëherë. Më pas punonjësit e policisë kanë hyrë brenda dhe kanë vërejtur një tavolinë bilardo dhe disa tavolina të tjera. Kanë vijuar kontrollin në pjesën e banakut të lokalit ku u gjet shtetasit Ortenc Nazja pas banakut. Është gjetur një qese me shënimin "Market Kaloshi" më lëndë të dyshuar Cannabis Sativa. Pas sekuestrimit dhe peshimit rezultoi në masën 366 gramë me gjithë ambalazh. Në pjesën pas banakut u gjet një qese me mbishkrimin "Patis" brenda së cilës ishte qese farmaceutike dhe letra alumini të bëra gati me lëndë të dyshuar Cannabis Sattiva ku pas sekuestrimit dhe peshimit rezultuan të ishin 12 doza në masën totale 20.8 gramë me gjithë ambalazh.Ka vijuar kontrolli në një dhomë tjetër ku në ballkonin e saj është gjetur shtetasi Rinaldo Braho në posedim të një cigare të dyshuar si cannabis sattiva. Është vijuar kontrolli në një dhomë të dytë ku sapo punonjësit e policisë u futën, dy shtetasit E. L. dhe E. P. filluan të hidhnin nga dritarja një lëndë të dyshuar si kokaine. Punonjësit e policisë i kanë bllokuar dhe kanë sekuestruar një pluhur të bardhë të dyshuar si kokainë si në parvazin e dritares ashtu edhe në tavolinën që gjendej në dhomë. Janë pyetur shtetasit Ilir Doraci i cili ka refuzuar të flasë. Ndërsa shtetasi Ortenc Nazja ka shpjeguar se është i punësuar prej shtetasit Ilir Doraci dhe është në kohë prove. Ai shpjegon se nuk ka lidhje me pjesën e lëndës narkotike që u gjet pas banakut. Ai shpjegon se nuk është përdorues i lëndës narkotike përvec ndonjë rasti të hershëm sporadik. Është pyetur shtetasi E. L. i cili shpjegon se kur shkoi me shokun e tij E. P. në këtë lokal për të luajtur playstation, në tavolinën e dhomës ku ishte playstation gjetën lëndën narkotike kokainë dhe vendosën ta konsumonin. Është pyetur shtetasi E. P. i cili shpjegon të njëjtën gjë. Është pyetur shtetasi R. B. i cili shpjegon se kishte shkuar në lokalin "West" për të luajtur playstation. Aparatin e playstation e gjeti të zënë dhe duke pritur që të lirohej doli në ballkon për të konsumuar një cigare hashash pasi është përdorues i lëndës narkotike.

Rasti ka kaluar ne prokurori ku janë ruajtur të dhënat si më poshtë

Vendimi i prokurorisë: Kërkesë për gjykim

Data e Vendimit te Prokurorise: 20/07/2021

Masa e Sigurise e propozuar nga Prokurori: arresti në burg;

Historia: Bashke me dy te arrestuarit ishin dhe E.P., S.Xh. dhe R.B., por hetimi per ta u vecua dhe u pushua. Gjykata e Shkalles se Pare vleresoi te lere ne masen e sigurise arrest ne burg Ilir Doracin duke argumentuar se vepra per te cilen akuzohet eshte e rrezikshme dhe rrethanat ne te cilat po kryehej gjithashtu. Nderkohe qe vleresoi se nga te dhenat ne dosje deri me tani vertetohet se ky shteas eshte I implikuar. Edhe Gjykata e Apelit ne vendimin e saj e argumenton njesoj. Gjykata e Tiranes denoi me 7 vite e 6 muaj burg Ilir Doracin per "Prodhim dhe shitje te lendeve narkotike" dhe "Pershtatje te lokalit per perdorim droge". Per shkak te gjykimit te shkurtuar denimi shkoi ne 5 vite burg. Shtetasi Ilir Doraci ankimoi vendimin e fajesise dhene nga Gjykata e Shkalles se Pare duke kerkuar ndryshimin e tij. Treshja gjykuese ne Apeli, e shpalli te fajshem Ilir Doracin per akuzen e prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike, por e gjeti ate te pafajshem per "Pershtjatje te lokalit per perdorim droge", duke vedosur denimin e tij me 4 vjet burgim, 3 vite e 6 muaj me pak se Shkalla e Pare.

Rasti ka kaluar te gjyqtari paraprak me këtë vendim:

Vendimi i gjyqtarit paraprak: dërgim i çështjes në gjyq

Data e Vendimit te gjyqtarit paraprak: 11/10/2021

Neni mbi të cilin eshte mbështetur vendimi: Neni 283 - Prodhim dhe shitje narkotikesh;

Rasti ka kaluar në gjykatën e shkallës së parë:

Masa e Sigurise nga Gjykata e Shkalles se Pare: arresti në burg;

Data e masës së Gjykates së Shkalles së Pare: 22/11/2020

Vendimi i themelit i gjykatës së Shkalles së Parë: fajtor

Data e vendimit së Gjykates së Shkalles së Pare fajtor

Neni:

Rasti ka kaluar në gjykatën e apelit:

Masa e Sigurise nga gjykata e apelit: arresti në burg;

Data e masës së gjykates së apelit: 11/12/2020

Vendimi i gjykatës së apelit:

Data e vendimit së gjykates së apelit 00/00/0000

Neni:

Nuk ka informacion mbi gjykatën e lartë.